Katër të arrestuar pas të shtënave para spitalit të Tetovës

Shpërndaje

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas një përleshje të ejten në mbrëmje me armë zjarri në spitalin e Tetovës, ndërsa policia ka arrestuar 4 persona, në mesin e tyre edhe një grua.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqaruan se këtij rasti gjatë ditës së enjte i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në sulmin në spital.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më 11-janar në ora 23:10 , zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe N.M.(39) po nga Tetova për shkak të dyshimit se janë përfshirë në të shtënat me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës që ndodhën rreth orës 18:05, ku me armë zjarri u plagosën dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës”.

Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer hetim të plotë në vendin e ngjarjes.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti deklaroi se incidenti i mbrëmshme në Tetovë, ku mbetën të plagosur dy persona, tha se nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës, dhe se me ngjarjen merren policia dhe prokuroria, të cilat punojnë në