Ali Ahmeti: Rritja e pagës minimale dëshmon sinqeritetin e synimeve programore

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se që nga muaji Prill qytetarët e RMV do të marrin rrogë minimale 18.000 denarë. Edhe një premtim i realizuar nga programi zgjedhor dhe ai qeveritar ka thënë Ahmeti.

Përgëzoj arritjen e marrëveshjes së sotme për rritjen e pagës minimale prej 15 200 denarë në 18.000 denarë.

Me pagesën e pagës së muajit Mars, respektivisht në fillim të muajit Prill rreth 80 000 punëtorë do të marrin pagë më të madhe.

Realizimi i kësaj mase ekonomike dëshmon sinqeritetin e synimeve programore për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.