Sefer Tahiri: Kjo përbërje qeveritarë nesër do të pësojë disfatë

Shpërndaje

Profesori Universitar në emisionin debativ në TV SHENJA, Sefer Tahiri tha se sipas paralajmërimeve edhe sipas numrave kjo qeveri pritet që nesër të bie.

“Sipas të gjitha gjasave janë siguruar 61, ndërsa mediat spekulojnë se është siguruar edhe 62. Nuk ka ndonjë konfirmim, por thuhet se deputeti i 62 është i partive turke. Sipas të gjitha gjasave, mendoj se në aspektin e legjitimitetit dhe as0pektin e procesit të votëbesimit të qeverisë, kjo përbërje qeveritare do të pësojë disfatë”, tha Tahiri.

Ai tha se nuk mendon se ka gjasa që të mbijetojë kjo përbërje, ngase faktet e flasin të kundërtën.

“Mendojë që pushteti do të tentojë tëm krijojë atmosferë se nuk është gjithçka e humbur deri në votimin e qeverisë. Por mendoj se shkalla e parë është arritur”, u shpreh profesori Sefer Tahiri.