Sela: Kam shkelur mbi veten për të arritur një qëllim shumë më i madh, të sillet ndryshimi
Ziadin tha se ata që kanë imponuar një tempo të tillë të zhvillimeve, janë ata që po tentojnë të mbrojnë atë që e kanë më të shenjtë pushtetin, që është BDI-ja.
“Në fillim verën kur nisën përgatitjen për zgjedhje lokale, ju kujtohet se ishte debati se kush me këtë do të koalicionojnë, unë i kam bërë një ofertë BDI-së, që t’i lejmë koalicionet me subjektet maqedonase dhe të përballemi pushteti me opozitën shqiptare. Ndaj kësaj oferte ata heshtën dhe mbas një ose dy jave e pamë se Ahmeti u ul me Zaevin dhe bën koalicion. Në këto rrethana ne u detyruam të përgjigjemi në mënyrën e njëjtë”, u shpreh Sela.
Ai tha se pyetja sikur të kishin shkuar vetëm, Sela, tha se përgjigja është në vitin 2017 kur ai fitoi raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa më pas me bashkimin e LSDM-së por edhe të VMRO-së ai e ka humbur Strugën.
“Nuk do të ishte aspak burrërore që të nxjerrësh kandidat dhe të mos bësh marrëveshje të duhura që ato nesër të jenë fitues. Ai tha se ishte punë e imponuar dhe që është dashur ta bëjnë.
Ziadin Sela tha se në momentin kur ka vendosur që duhet bërë koalicioni me VMRO-DPMNE-në, ka vendosur që të njëjtën marrëveshje ta bëj vet ai.
“Unë e bëra për tu arritur një qëllim akoma më i madh, të sillet ndryshimi”, u shpreh Sela.
Nga minuta 38:00