Zendeli: Derisa nuk ka 20%, nuk i votoj ndryshimet kushtetuese

Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në “Summer Click” tha se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, nëse në propozim nuk është heqja e 20 për qindëshit, që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë.

“Derisa nuk ka 20%, nuk votoj për ndryshimet kushtetuese, e kam thënë edhe më herët. Nuk do të përkrah propozim që nuk do të përmbajë 20 për qind. Është qëndrim si subjekt politik”, theksoi Zendeli.