Si e paralajmëroi Bilall Kasami fitoren në Tetovë dhe diferencën e thellë ndaj Teuta Arifit (Video)

Shpërndaje

Kryetari i ri i Tetovës, Bilall Kasami, e ka paralajmëruar fitoren e tij të thellë ndaj Teuta Arifit, qysh para raundit të parë zgjedhor. Në një intervistë të realizuar më 08.10.2021, Kasami kishte thënë se në Tetovë revolta është e madhe ndaj Teuta Arifit ndaj edhe humbja e saj do të jetë e thellë.

“Jam i sigurtë që tanimë Tetova dhe tetovarët kanë dhënë verdiktin e tyre. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, por atëherë mobilizimi nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa tani. Diferenca ishte shumë e vogël mes meje dhe Teutës dhe BDI-së. Duke i patur parasysh të gjithë mekanizmat e pushtetit për 20 vite arriti që ato mekanizma t’i shfrytëzojë dhe të bëjë ndërrimin e rezultatit dhe në njëfarë mënyrë tetovarëv i’a vodhi katër vite të cilat unë besoj fuqishëm që do të ishin vite të arta për Tetovën, por u detyruam që edhe këto katër vite të jetojmë në pushtetin e dështuar të Teuta Arifit. Tanimë unë besoj që as Teutës dhe as BDI-së nuk do t’i ndihmojë mekanizmi të cilin e kanë krijuar për deformim të votës së qytetarëve sepse revolta ndaj pushtetit të BDI-së dhe Teuta Arifit në Tetovë është aq e fuqishme saqë diferenca mes meje dhe Teutës do të jetë shumë e thellë”, ka deklaruar tha Bilall Kasami, në intervistën e tij për gazetën LAJM, realizuar më 8.10.2021.