Spasovski: Procesi i identifikimi të viktimave mund të përfundojë pas 7 dite!

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një intervistë për televizioni kroat RTL dhe atë malazez RTCG ka theksuar se identifikimi i viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari pritet të mbarojë pas 7 ditëve, përcjell TV21. Spasovski deklaroi se autoritetet vendase marrin pjesë në proces duke siguruar materialin biologjik nga familjarët e viktimave.

“Identifikimi i të vdekurve ka filluar dhe ekipet e përbashkëta të instituteve të mjekësisë ligjore nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë janë duke punuar, ku pala maqedonase merr pjesë në sigurimin e materialit të ADN-së nga familjarët e të vdekurve. Sipas njoftimeve të autoriteteve bullgare, i gjithë procesi mund të përfundojë për 7 ditë, pas së cilës do të transferohen eshtrat e viktimave”, ka deklaruar mes tjerash Spasovski.

Spasovski në intervistë ka folur edhe për kompaninë turistike, autobusi i së cilës është aksidentuar.

“Informatat zyrtare janë se sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski ka nënshkruar heqjen e licencës për punë të transportuesit Besa-Trans”, ka thënë mes tjerash Spasovski.