Sulmi në Gllogjan, Kasami: Plagë tjetër, bashkëndjejmë me familjarët

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një shkrim në Facebook ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Kosovës, ku deri tani janë konfirmuar tre viktima dhe një i plagosur.

“Plagë tjetër, i trishtë lajmi për rastin makabër në Gllogjan. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave në këto momente të vështira!”, ka shkruar Kasami.