Taravari siguron kulm mbi kokë për familjet që ju dogjën shtëpitë
Tetë familje nga Gostivar gjatë ditës së sotme kishin mbetur pa kulm në kokë pas djegies së barakave të tyre përballë shkollës Industriale.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve të komunës së Gostivarit, të cilët, kanë gjetur strehim për këto familje. Lajmin e ka bërë publik, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
“Keqardhjen tonë e shprehim me vepra!
Komuna e Gostivarit, banorët të cilëve sot iu dogjën shtëpitë, do t’i strehojë përkohësisht deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga Qendra ndërkomunale për punë sociale dhe Ministria e punës dhe politikës sociale, sepse kujdesi për familjet dhe personat me status të rrezikuar social, është kompetencë dhe obligim i këtyre të fundit. Falemnderit Zotit që dëmi ishte vetëm material”, ka shkruar Taravari.