Teuta Arifi humbi në mëhallë të vet! Edhe ministra e drejtorë të BDI-së humbën në lagjet e veta

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim ka humbur në vendbanimet më të mëdha të Tetovës. Edhe pse BDI si Qeveri po ashtu edhe në pushtetin lokal ka një numër të madh të zyrtarëve të saj, ata prapëseprapë nuk arritën që të mbajnë votat në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë.

Teuta Arifi e cila banon në një lagje me Fatmir e Florim Besimin, si dhe drejtorin e NPK “Tetova” Tushi Dervishi ka humbur në lagjen Çarshi e Epërme ku banon edhe vetë Bilall Kasami.

Besa ka marrë 688 vota ndërsa BDI 644 vota.

Humbje më të thellë se kjo BDI ka pësuar në Xhepçishtë, vend ku jeton drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë” Ejup Rustemi.

XHEPÇISHT
Bilall Kasami – 1019 vota
Teuta Arifi – 843 vota

Në lagjen qendër BDI ka disa zyrtarë të saj, mes tyre edhe vetë shefin kabinetit të Teuta Arifit, Armend Fazliu, ku kanë humbur 2 me 1.

LAGJJA QENDËR
2256 vota për Bilall Kasamin
1132 vota për Teuta Arifin

Humbje të thellë integristët kanë pësuar edhe në Reçicë të Vogël, ku jetojnë tre drejtorë nga radhët e BDI-së. Adem Avziun drejtor i “Elem Turs-it”, Remzi Abdullahu – zëvendësdrejtor Agjencisë së Pagesave si dhe drejtori i radiodifuzionit Festim Halilin.

Besa 2048 vota
BDI 1650 vota

Humbje BDI ka pësuar edhe në Lagjen Teqe të Tetovës ku jeton drejtori i Fondit shëndetësor, Faton Ahmetin, njëherazi edhe shef i shtabit zgjedhor në Tetovë.

Besa 1171 vota
BDI 842 vota

Me rezultate humbëse kanë dalë edhe në Poroj ku jetojnë drejtori i Ndërmarrjes Komunale për Tokë dhe Rrugë, Arsim Nuredinin si dhe Ylber Alijin udhëheqës i Fondit Shëndetësor në Tetovë.

Besa 869 vota
BDI 551

Një ndër lagjet më të mëdha në Tetovë është “Teteks 1” ku kalon bulevardi “Bllagoja Toska”. Këtu banon drejtori i parkimit të qytetit, Sadat Alilin, ndërsa BDI edhe këtu ka humbur.

Besa 1514 vota
BDI 878 vota

Në gjithë Komunën e Tetovës, kandidati njëherazi edhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mori 21 591 vota, 5049 më shumë se sa kundërkandidatja nga BDI, e cila mori 16 542 vota. Arifi ka drejtuar Komunën e Tetovës për 8 vite.