Tre të lënduar në aksidentin në autostradën “Struma” pritet që sot të transferohen në Shkup

Shpërndaje

Disa shtetas të Maqedonisë së Veriut, të lënduar në aksidentin tragjik të autobusit në autostradën “Struma” të Bullgarisë, pritet të lëshohen sot nga spitali, përcjell TV21. Ata janë mjekuar në spitalin “Pirogov” në Bullgari.

Të shtunën, dy nga të lënduarit u transferuan në Shkup, ndërsa sipas autoriteteve tre të tjerë sot me autoambulancë do të transportohen në Shkup, ku do të vendosen në institucionet shëndetësore të vendit për ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Nga spitali “Pirogov” bëjnë me dije se gjendja e të lënduarve është stabile dhe se po ekzaminohen vazhdimisht. Ndryshe, gjatë kësaj jave pritet që të gjithë të lënduarit të transferohen në Shkup.