VMRO-DPMNE: Më 12 dhjetor partia zgjedh kryetarin e ri

Shpërndaje

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, i ka konfirmuar vendimet e Komitetit Ekzekutiv, që më 12 dhjetor të mbahen kongresi i partisë në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri.

Hristijan Mickoski përsëri do ta kërkojë besimin nga anëtarësia.

Partia e ka riafirmuar qëndrimin se vetëm zgjedhje të shpejta të parakohshme janë dalje nga kriza politike.

Opozita ka paralajmëruar se në Kuvend do të sillet në mënyrë konstruktive dhe nuk do ta bllokojë buxhetin dhe ligjet që janë në interes për qytetarët.