Xhaferi në Emiratet e Bashkuara Arabe viziton vendet e famshme

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka vizituar edhe vendet e famshme dhe me trashëgimi kulturore si Oazën e dinjitetit, Xhaminë e madhe të Sheikut Zajed si edhe Qasr Al Hosn.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës i vizituam edhe vendet e famshme dhe trashëgimin kulturore të Emirateve të Bashkuara Arabe: Oazën e dinjitetit, Xhaminë e madhe të Sheikut Zajed si edhe Qasr Al Hosn. Duke i njohur kulturën dhe trashëgiminë, i afrojmë popujt dhe shtetet tona.