Ziadin Sela tregon vështirësitë me të cilat përballet opozita: Po na ik masa kritike
Ziadin Sela tha se ai nuk ka vendosur vet për kandidaturat. Ai tha se janë mbajtur mbledhje të strukturave, por shtoi se nuk i ik përgjegjësisë.
“Në statusin e ASH-psë nuk është kryetari që vendos, kjo është zgjedhja që kemi bërë për të pasur më tepër të drejtë degët në parti”, tha Sela.
Sela tha se opozita e ka të vështirë dhe nuk e di se sa ka arritur ta transmetojë vështirësinë.
“Nëse i shini shifrat e shpërnguljes janë alarmante dhe nëse i shihni ato që ikin janë opozitarët dhe ata të pakënaqurit që ky sistem i detyron ata të lëshojnë vendlindjen e tyre. Ne përditë po përballemi me zvogëlimin e masës kritike, e cila duhet të dënojë politikat e mbrapshta”, tha Sela.
Sipas tij një subjekt nuk e meriton që 20 vite të qeverisë, aq më tepër sipas tij që në këto 20 vite ka dështuar dhe nuk ka rezultat.
“Nuk ka kaluar një vit nga zgjedhjet parlamentare më thoni se cili premtim u mbajt nga BDI-ja? Asnjë. Mungesa e masës kritike që po ik, kapja dhe shantazhi i administratës me të gjitha format, dhe dhënia si obligim atyre e gjithë administratës që e kanë patjetër të qojnë të votojnë në zgjedhjet, e tërë kjo e bën të vështirë punën e opozitës”, u shpreh Sela.
Sela tha se pushteti e ka marrë të drejtën të hyjë edhe në intimitetin familjarë dhe kjo sipas tij është e turpshme dhe e pa tolerueshme.