Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë!

Shpërndaje

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të kësaj partie njoftoi se me shumicë votash është vendosur që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë, shkruan TV21.

“Kryetari Gashi i njoftoi kuvendarët me bisedimet e deritanishme, duke u ndalur veçmas në pikat programore për të cilat janë dakorduar si dhe përgjegjësitë që janë marrë, pastaj pas një diskutimi dhe pyetjeve të parashtruara,Kuvendit Qendrorë i Alternativës me shumicë votash vendosi që Alternativa t’i bashkëngjitet shumicës parlamentare të Qeverisë aktuale”, tha mes tjerash Murtezani.

Nga kjo parti njoftuan se gjatë ditës së nesërme në ora 13:00 në Klubin e Deputetëve, kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i kësaj partie, Afrim Gashi do të nënshkruajnë marrëveshje për programin e ri.