ASH nuk ka shkelur asnjë pikë të marrëveshjes me Alternativën, tha Taravari

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte në ClickPlus në TV21 tha se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shkelur asnjë pikë nga marrëveshja e koalicionit me Alternativën. Taravari tha se nuk e di nëse mbështetja e Azem Sadikut në Studeniçan dhe Bilall Kasamit në Tetovë paraqet shkelje të marrëveshjes.