Berisha: Koha e Bashës mbaroi, tani kemi punë me Ramën

Shpërndaje

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nga Durrësi ku mori pjesë në një aktivitet për 31-vjetorin e themelimit të PD-së u shpreh se koha e Lulzim Bashës mbaroi dhe se tashmë do të fillojë një erë e re për opozitën shqiptare me objektiv largimin e qeverisë “Rama 3”.

“Forcat që përmbysën diktaturat nuk i rezistuan kohës. Misioni i tyre mbaroi. Kjo nuk ndodhi me PD-në. Ajo kishte periudha shumë herë më të vështira sesa motrat e saj në vendet ish-komuniste, që mund të përfundonte në arkivat e historisë.

Opozita sot ndodhet në gjendje agonie. Sot unë deklaroj përpara jush dhe shqiptarëve, se raporti më jetik më vendimtar për pluralizmin politik dhe lirinë e një shoqërie është raporti i opozitës me të vërtetën.