Maqedoni

Besimi: Qeveria miratoi Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për tarifën doganore

Shpërndaje

“Pjesa më e madhe e normave doganore të zvogëluara i referohet produkteve industriale që shfrytëzohen si lëndë të para dhe repromateriale në prodhimtarinë përparuese teknologjike, si dhe në sektorin e industrisë së automobilave, industrisë së përpunimit të metaleve, industrisë së metalurgjisë, industrisë së teksitilit dhe lëkurës, të cilat në vitin 2020 dhe në fillim të vitit 2021 u ballafaquan me vështirësi serioze përshkak të pandemisë.

Bëhet fjalë për prodhime importuese, ku normat doganore janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta në raport me normat doganore të këtyre prodhimeve që zbatohen në Bashkimin Evropian”, theksoi ministri Besimi.

Poashtu, ministri Besimi theksoi se në kushte të krizës energjetike dhe presionit të madh mbi çmimet tek energjensat, me këtë Propozim ligj propozohet shfuqizimi i normës doganore të gazit natyror.

“Me shfuqizimin e normës doganore për gazin natyror, kompanive dhe industrisë vendase u ofrohet përkrahje e konsiderueshme, përmes zvogëlimit të shpenzimeve të prodhimitarisë. Njëkohësisht, në kushte të krizës energjetike ofrohet kontribut për stabilitet më të madh të çmimeve të këtij energjenci, ndërsa nxitet edhe ndryshimi i shfrytëzimit të energjencave me energjenca më pak ndotëse” theksoi ai.

Përkrahja e përgjithshme që i ofrohet ekonomisë me këtë Propozim ligj, parashihet të jetë në vlerë prej 810 milionë denarëve ose 13 milionë euro në nivel vjetor apo 12% të detyrimeve të përgjithshme të importit.

Me zvogëlimin e detyrimeve importuese në nivelin e BE-së, vlera do të harmonizohet me normat doganore që zbatohen në Bashkimin Evropian.

“Me këtë Propozim ligj kontribuohet në përmirësimin e konkurrencës së kompanive vendase, atraksionin më të madh të vendit ndaj kompanive të reja me kapitalit të huaj nga sektoret e ndryshme ekonomike, zgjerimin e prodhimtarisë të kapaciteteve ekzistuese të kompanive vendase dhe të huaja, si dhe në rritjen e punësimit”, theksoi ministri.

Postimi nga Besimi:

‼️Qeveria miratoi Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për tarifën doganore.
👉🏻Qëllimet kryesore të këtij ligji janë: ☑️harmonizimi i një pjese të normave doganore me ato të Bashkimit Evropian, ☑️ krijimi i kushteve për konkurrencë më të madhe për kompanitë vendase, si dhe ☑️zvogëlimi i përhershëm ose shfuqizimi i normave doganore për ➡️258 produkte.
Përkrahja e përgjithshme indirekte që i jepet bujqësisë është ➡️810 milionë denarë ose ➡️13 milionë euro në nivel vjetor.
📍Shumica e tarifave të zvogëluara doganore i referohen produkteve industriale që si lëndë të para dhe repromateriale shfrytëzohen në: ✔️Prodhimtarinë e përparuar teknologjike, ✔️industrinë e automobilave ✔️ industrinë për përpunimin e metaleve, ✔️industrinë e metalurgjisë, ✔️industrinë e tekstilit dhe ✔️industrinë e lëkurës.
Në këtë Propozim ligj parashihet heqja e tarifës doganore për gazin natyror.
➡️Ky Propozim ligj parashikon edhe shfuqizimin e normës doganore të gazit natyror.
👉🏻Me këtë propozim ligj kontribuohet për:
✅konkurrencë më të madhe të kompanive vendase
✅ atraksion më të madh të vendit drejt kapitalit të huaj
✅ zgjerim të prodhimtarisë së kapaciteteve ekzistuese të kompanive vendase dhe të huaja
✅ rritje të punësimit.