Betohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Shpërndaje

Jeffrey Hovenier ka dhënë betimin e tij të martën para nënsekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një postimi në “Facebook”, ku thuhet se mezi presin ardhjen e diplomatit të ri në Kosovë.