Bujare Abazi: Në asnjë moment nuk është diskutuar ndryshimi e emrave

Shpërndaje

Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët tha se me 30 mars të vitit 2021 është sjellur një vendim nga Këshilli paraprak i Qytetit të Shkupit me të cilin janë bërë emërimet e disa rrugëve, në Qytetin e Shkupit.

Më poshtë e keni reagimin e Bujare Abazit:

Bujare Abazi: Në asnjë moment nuk është diskutuar ndryshimi e emrave, Regjistri Qendror i Qeverisë LSDM-BDI i bllokon për shkak shkeljeve të rregullave

Nga kjo shihet qartë se ky dokument nuk është valid. Ky dokument sot e kësaj dite ka mbetur në Regjistrin Qendror të Qeverisë LSDM-BDI.

Pra këtu kemi një ngërç, të cilën qeveria lokale e atëhershme LSDM-BDI kishte sjellë vendim, dhe i cili vendim sot stopohet prej pushtetit qendror. Ne duam që këtë propozim ta bëjmë real, ngase nuk është i tillë, dhe i ngjan më tepër si ato shkollat që kishin vite me rradhë që kishin dy emra, njërin në dokument dhe njërin që e thonim mes nesh.

Në asnjë moment as unë as ASH nuk e kemi diskutuar përmbajtjen e dokumentit dhe nuk do të lejojmë që të bëhet ndryshime në emërtimin e tyre, por kjo si i tillë është joligjor dhe nuk është i praktikuar.