Djaloshi i plagosur në krah, që në kohën e luftës u dërgonte bukë ushtarëve të UÇK-së! (Foto)

Shpërndaje

Djaloshi në foto është Dardan Ahmetaj nga Gllogjani, i plagosur në krah. Dardani u dërgonte bukë ushtarëve të UÇK-së, kur plumbi e goditë krahun e tij të njomë, dhe nga dita në ditë plaga i infektohej.

Komandanti Ramush Haradinaj jep urdhër që Dardani të dergohej për trajtim në Malishevë, por sa arrijnë atje spitali u granatua. Dardani ky djalë i ri trim e me vullnet të madh i mbijetoj plagëve dhe sot jeton me nënën e tij ende në Gllogjan. Ai asnjëherë nuk ka aplikuar për status lufte.
Credits: Micky Haxhiislami