Gashi për Mandatar, BDI-ja i përgjigjet Mickoskit

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik i përgjigjet kreut të VMRO-DPMNE-së i cili sot deklaroi se do të mbështeste Afrim Gashin për mandatar të ardhshëm dhe një gjë të tillë kërkoi edhe nga BD-ja. Kjo e fundit në një reagim theksoi se VMRO-ja fillimisht le ti fitoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe pastaj le të propozoj mandatar shqiptarë dhe se kjo parti do ta mbështes pa hamendje.

“Kur VMRO DPMNE të marrin mandatin, në rast se i fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne vitin 2024 , pse jo, le të propozojnë shqiptar për mandatar të qeverisë se re dhe ne do e mbështesim. Ne rastin aktual, behet fjale për marrëveshje koalicioni midis BDI dhe LSDM për 100 dhiteshin e fundit para mbajtjes se zgjedhjeve, ku taksativisht thuhet që kandidati për Kryeministër do te propozohet nga BDI, gjegjësisht nga z. Ali Ahmeti”, thuhet në reagimin e BDI-së.