Gazetari Saliu thumbon Gashin: ‘Mëngjesi me Mickovskin, darka ju zen me Zaevin’ (Video)

Shpërndaje

Gazetari i Televizionit Klan, Furkan Saliu që në opinion njihet si gazetar që lëshon shum thumba kundrejt politikanëve, e ka thumbuar së fundmi edhe kreun e Alternativës Afrim Gashi, partia e së cilit nënshkroi marrëveshje koalicioni me LSDM-në e Zaevit për t’ju bashkuar shumicës qeveritare, njofton monitor.mk

Në kohën kur parashtroi pyetjen Saliu i tha Gashit se mëngjesi e gjen me Mickoskin, kurse darkën me Zaevin.

Sipas Saliut, partitë politike shqiptare, votuesin shqiptar e kanë sjellë në një gjendje të tmerrshme. I pasigurt, konfuz. Saliu thotë se me keqja, është fakti se partitë po e bindin çdo ditë e më shumë se votën e tij nuk ka vlerë.

“Z. Afrim Gashi e sqaroi mirë vendimin e Alternativës. E kupton rrezikun, por thotë se edhe nëse nuk merr asnjë deputet në zgjedhjet e ardhshme, e Maqedonia e merr datën, ai do të largohet nga politika kryelartë dhe faqebardhë. Por nëse nuk ka datë? A do të largohet të nesërmen nga Qeveria, që të dëshmojë atë që e thoshte sot? Që ai dhe bashkëpartiakët e tij nuk kanë janë bërë pjesë e Qeverisë vetëm për shkak të pozitës dhe mbushjes së xhepave. A i mjafton ky shpjegim votuesi të Alternativës? Paaaj, s’di. Të presim janarin, e shkurti pastaj kalon më shpejtë”, ka shkruar mes tjerash Saliu.