Grup çetnikësh dhe agjentë rusë në Ministrinë e Mbrojtjes, NATO në shok

Shpërndaje

NATO ka identifikuar një grup çetnikësh dhe agjentësh rusë në Ministrinë e Mbrojtjes ne Republiken e Maqedonise se Veriut, të gjithë të emëruar dhe promovuar nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Kandidati për përfaqësues ushtarak i Maqedonisë në Aleancë, kolonel Zoran Sekulovski, është kapur në flagrancë, shkruan “MKDenes”.

Skandali me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Drazho Nikoliq, lidhjet e tij me Serbinë dhe ideologun e “lëvizjes çetnike të Serbisë” të kriminelëve Drazha Mihajloviq dhe me kriminelin e luftes Ratko Mlladiq, jane pjesë e sektës së Zoran Vraniskovskit/iq, dhe kjo nuk paraqet një rast të izoluar.

Krahas këtij poltroni partiak të emëruar në postin më të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, për faktin se është djali i një oficeri serb, pjesë e përkrahësve të Ratko Mlladiqit, madje edhe dhjetëra shembuj të tjerë të përkrahësve të Shekerinskës, punojnë drejtpërdrejt kundër interesave të Maqedonisë së Veriut si dhe kundër “NATO-vizimit” të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

Skandali po përhapet edhe me një ushtarak, kolonel Sekulovski, i cili ka qenë bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë me kriminelet serbë të Sllobodan Millosheviqit dhe ka punuar për Ratko Mlladiq në kuadër të ushtrisë serbe, dhe i cili ka refuzuar të jetë pjesë e Armates se Republikes se Maqedonise (ARM-së).

Sheqerinska ne perpjekjen e saj per ta fshehur identitetin e këtij çetniku, ajo e ka mashtruar edhe presidentin Stevo Pendarovski, të cilin nuk e ka njoftuar se nga gjithsej 12 kandidatë që janë intervistuar për postin më të lartë të ARM-së në NATO, i preferuari i Shekerinskës ka qene një kriminel nga kabineti i Millosheviqit dhe një bashkëpunëtor i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq.

Një gjë e këtillë ka shkaktuar shok dhe mosbesim në Zyrën e Sigurisë së NATO-s (NOS, siç quhet shkurtimisht). Detyra kryesore e NOS-it, është siguria e Aleancës, nga të gjitha aspektet, përfshirë kundërzbulimin. NOS është një qenë kërkimor, që heton kërcënimet e mundshme ndaj Aleancës, parandalon rrjedhjat e informacionit dhe parandalon ndërhyrje sigurie, në sistemin kompleks të menaxhimit dhe vendimmarrjes të NATO-s. Ky eshte një ekip prej 190 personash, nën juridiksionin e të cilit është edhe Republike e Maqedonise se Veriut (RMV), anëtarja më e re e NATO-s.
Pikerisht punetorët operativë të NOS-it kanë zbuluar se Shekerinska po përpiqet të mbjellë një vezë qyqare çetnike, në zemër të NATO-s në Bruksel, e cila do të informonte më tej shërbimet serbe dhe ruse, për punën dhe sekretet ushtarake të Aleancës.

NATO ngre pyetje që janë të rëndësishme edhe për publikun maqedonas:

Pse u pranua biografia e kolonelit Zoran Sekulovski pa u kontrolluar faktet dhe çfarë fshihet në të?

Pse Shekerinska e autorizon kolonelin Zoran Sekulovski të përzgjedhë punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, për të zbatuar VETING-un për NATO-n?

Imagjinoni, një oficer i shërbimeve të armikut, është kapur në flagrancë, e të cilin Shekerinska e ka vendos në pozitën ku duhej verifikuar se cilët janë tradhtarët! Kjo do të thotë se i gjithë personeli i aprovuar nga Shekerinska dhe Sekulovski, në fakt janë bashkëpunëtorë të shërbimeve armike të Maqedonisë!

Pikërisht ky personel (kuadër) ka bërë politika, në stilin e KOS-it (Kontra Obaveshtajna Sluzhba – Shërbimi Sekret Ushtarak Serb), e jo në drejtim të procesit analitik profesional për vetingun e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë së cilit shumë punëtorë të papërshtatshëm për Shërbimin sekret serb, i janë nënshtruar diskriminimit, pastaj i është pamundësuar atyre aplikimi, janë degraduar në pozicionet e punës etj.

Dhe, imagjinoni, këtë deri tani e ka bërë spijuni i cili nga shërbimet e NATO-së, është kapur në flagrancë.

Ishte Shekerinska ajo që zgjodhi një çetnik serb si shef të misionit të Maqedonisë në NATO, të cilit ia mundësoi realizimin e një procesi politik për kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në të gjitha subjektet shtetërore që kanë rëndësi për Sigurinë Kombëtare, që një kuadër i tillë të merret pikërisht me këtë çështje, gjë që paraqet shkelje të paparë.

Ose s’është shkelje, por pjesë e operacioneve të Shërbimit Intelegjent Rus dhe Serb, ku është e përfshirë edhe vetë ministrja Shekerinska, transmeton gazeta lajm.

Burimi i informacionit MkDenes.com