Komuna e Tetovës: Do të lirohen hapësirat publike dhe trotuaret përreth Tregut të Gjelbër

Shpërndaje

Komuna e Tetovës informon se Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojte të ambientit jetësor dhe natyrës, filluar nga dita e sotme do të marrë veprim së bashku me inspektoriatin komunal për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve përreth tregut të gjelbër.

Nga Komuna thonë se ky aksion i insektoriatit vjen si rezultat i bllokimit të trotuareve përreth tregut, të cilët pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, njëkohësisht edhe për shkak të konkurecës jolojale të shitjes së produkteve të ndryshme.

“Në hapësirat e “Tregut të Gjelbër” janë 120 vende të lira, andaj luten të gjithë shitësit që veprimtarinë e tyre ta bëjnë konform ligjit, duke u futur në hapësirat e tregut të gjelbër. Poashtu, inspektoriati komunal kërkon nga shitësit jolegal që duke filluar nga dita e sotme (13.12.2021 e deri më 19.12.2021) të largojnë mallin e tyre nga sipërfaqet publike, në të kundërtën do të përballen me ligjin”.

“Pasi të kalojë afati i dhënë për largimin e mallit, nëse të njejtët nuk e kanë larguar mallin, Ndërmarja komunale do të organizoëj një kamion për bartjen mallin deri tek hapësirat e “Parqet dhe Gjelbërimi”, me prezencë të inspektoriatit komunal, inspektoriatin e tregut dhe Policisë. Pasi të largohet malli, Inspektoriati komunal bashkë me inspektoriatin e Tregut dhe Policinë nga
dita e hëna me datë 20.12.2021 do të bëjnë kontrolle permanente për ruajtjen e sipërfaqeve publike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Gjithashtu thonë Sektori për veprimtari komunale duhet që t’i vendos shenjat për parkim në rrugën “120”, e cila do të shfrytzohet për parkim zonal nga ndërmarja publike “Parkingu i Qytetit.