Kovaçevski mori mandatin për formimin e Qeverisë

Shpërndaje

Në Vilën Vodno, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ia ka dorëzuar liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskit mandatin për formimin e Qeverisë.

Me këtë, fillon afati 20 ditor në kuadër të së cilit Kovaçevski do të duhet të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen qeveritare.

Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje deklaroi se programin dhe përbërjen qeveritare në formë të propozimet pret që Kovaçevski ta dorëzojë pas festës ortodokse, pas datës 10 janar.

Në përputhje me këtë, ai deklaroi se Qeveria e re pret të zgjidhet para mesanetes së datës 16 janar 2021.

Përndryshe Kovaçevski do të ketë shumicë prej 64 deputetësh ndërkaq koalicionin qeveritar do ta përbëjnë LSDM, BDI, PDSh dhe Alternativa.