Maqedoni

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski i pakënaqur nga pazari i Alternativës me Zaevin

Shpërndaje

Goran Milevski, kryetar i PLD-së dhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur lidhur me zhvillimet aktuale në Qeveri por edhe për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, pasi Qeveria mbeti pa shumicë në Kuvend, ishin dy opsione ose zgjedhje të reja ose kompromis për koalicionime me partitë e tjera
për të rritur shumicën parlamentare.

Ai theksoi se Alternativa e shfrytëzoi këtë dhe bëri marrëveshje që nuk përputhet me fuqinë e tyre në terren.

” Së bashku me DOM-in jemi në koalicion dhe synojmë ta vazhdojmë atë koalicion, praktikisht në këtë moment jemi duke përgatitur projekte, platformë me të cilën do të shpalosin para kryeministrit të ri. Nëse pranohen propozimet dhe idetë tona, nuk do të ketë problem vazhdimin e bashkëpunimit me kryeministrin e ri dhe liderin e ri të LSDM-së”, theksoi Milevski.

Ai ka shtuar se nëse ata largohen nga kjo Qeveri do të thotë zgjedhje të reja, shkuarje në zgjedhje, jo krijimi i shumicës së re parlamentare. “Sepse për një shumicë të re parlamentare, si PLD, ne besojmë se duhet të marrim mandat nga qytetarët dhe jo të veprohet në bazë të intrigave politike brenda Kuvendit, andaj në këtë drejtim ju siguroj se nëse largohemi nga Qeveria, do të jetë e pashmangshme mbajtja e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare”, theksoi Milevski.(I