BotaTop Lajme

Lamtumirë, kancelare! Merkel largohet me nderime ushtarake

Shpërndaje

Ushtria e Gjermanisë e ka nderuar kancelaren në largim, Angela Merkel, me ceremoninë e saj më të lartë për një person joushtarak, duke luajtur një përzierje eklektike të muzikës, sipas përzgjedhjes së saj, e cila e ka habitur kombin.

Gjatë ceremonisë së lamtumirës, në mbrëmjen e së enjtes, pjesëtarët e trupës muzikore të Bundeswehr-it luajtën një himn, një këngë të viteve të 1960-ta, që përfshin fjalët “Unë nuk mund të dorëzohem, dhe të mjaftohem, dua ende të fitoj”, dhe një këngë të viteve të 1970-ta, të zhanrit pank rok.