LSDM të hënën cakton mandatarin e ri

Shpërndaje

Pas konstatimit të dorëheqjes së Qeverisë, rrjedhin afatet kushtetuese për caktimin e mandatarit të ri dhe zgjedhjen e qeverisë së re. Partitë e shumicës aktuale njoftojnë se nuk do të konsumojnë deri në fund afatet kushtetuese pasi bëhet fjalë për një koalicion dhe shumicë parlamentare ekzistuese.

Mandatar i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë kreu i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Nominimin për mandatar do ta vendos Këshilli Qëndror i LSDM-së.

“Seanca e Këshillit Qëndror presim që të jetë në fillim të javës tjetër. Mandatari, presim që të jetë kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski. Më tej mandatari do të ndërmerr të gjitha hapat konformë Kushtetutës. Shumica në Kuvend është shprehur qartë dhe është e sigurt.” – tha Sefan Vasev nga LSDM.

Presidenti i Republikës Stevo Pendarovski, konfirmoi se veç më ka kontaktuar kreun e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, dhe pret që deri të martën të pranojë kërkesën me shkrim me emrin e mandatarit të ri.

“Kryetari do të ndaj mandatin në kuadër të afatit kushtetues, varësisht se kur do të merr njoftimin nga partia, ose partitë që kanë shumicë në Kuvend për atë se cili është mandatar.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Për opozitën maqedonase të kryesuar nga VMRO DPMNE, qëndrimi i Presidentit rreth ndarjes së mandatit është shfaqje.

“Ajo që shohim në relacion LSDM-Stevo Pendarovski është teatër për shpërqëndrim të opinionit, kështuqë është e qartë se për interesat e kujt punon aid he sa është I ndershëm në qëllimet dhe punën e tij.”- u shprehën nga VMRO-DPMNE.

Jozyrtarisht mësohet se në përbërjen e re qeveritare, nga rradhët e LSDM-së, nuk do të jenë: Shekerinska, Carovska, Dimitrov dhe Filipçe, ndërsa pritet të ketë rrotacion mes ministrave Nikolloski dhe Mariçiq.

Në përbërjen e re, LSDM do të merr Bujqësinë ndërsa BDI, arsimin. Alternativa, si partner i ri qeverisës njoftoi se do të drejtojë shëndetësinë, dikasterin për shoqëri informatike dhe administratë dhe një zëv/kryeministër për diasporën.

Pas marrjes së mandatit, mandatari i ri duhet t’i propozojë Kuvendit programin dhe përbërjen e qeverisë së re.