Mickoski i ka dy llafe për Alternativën

Shpërndaje

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se partia Alternativa ka dy opsione, ose të bëhet pjesë e Qeverisë, siç tha ai, më të paaftë në 30 vitet e fundit, ose të mbetet në opozitë që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Sipas Mickoski nuk ka opsion të tretë.

“Unë e kam komentuar se para cilës sfidë është udhëheqësia e Alternativës. Të bëhet pjesë e qeverisë më të korruptuar, më të kriminalizuar dhe më të paaftë në këto 30 vite, dhe puna e dytë është të mbetet në opozitë dhe të kemi zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare. Vendimi është mes këtyre dy opsioneve. Opsion të tretë nuk ka”, tha Mickoski.