Përfundon me sukses sanimi i defektit të ujësjellsit, Kasami në vendngjarje. Tetova ka ujë (Foto)

Shpërndaje

Ka përfunduar me sukses sanimi i defektit të ujësjellsit në linjën e Leshnicës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes profilit të tij në Facebook.

“Ekipet e NPK “Tetova”-Tetovë që prej tre ditësh po punojnë në sanimin e defektit të ujësjellësit në linjën e Leshnicës.

Si rezultat i këtyre defekteve të trashëguara shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesë të ujit, andaj si përfaqësues i tyre sot dola të përcjell nga afër punimet për sanimin e defektit të ujësjellësit, i cili fatmirësisht sapo u sanua dhe qyteti i Tetovës nga sot do të ketë ujë të pijshëm.

Dua të falënderoj të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Komunale, që edhe në këto temperatura të ulta nuk u ndalën aspak, por punuan për të zgjidhur problemin.

Poashtu, i uroj shërim të shpejtë të punësuarit Rahim Hasani, i cili u lëndua gjatë punës.

Tetovarët meritojnë jetë dinjitoze në qytetin e tyre!” ka njoftuar Kasami.