Bastisje në Shkup, Resnjë, Manastir dhe Koçanë, arrestohen 18 persona, parashtrohen kallëzime penale

Shpërndaje

Sot (05.07.2023) nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në bashkëveprim me Departamentin e Policisë Kriminalistike dhe Departamentin për Operacione Speciale Policore, në koordinim me Prokurorin Publik kompetent nga PTHP Shkup, është realizuar aksion policor i koordinuar ndaj personave të involvuar në kontrabandë me automjete luksoze në rajonin e SPB Shkup si dhe në rajonet e Manastirit, Koçanës dhe Resnjës. Gjatë këtij aksioni, janë kryer bastisje në 24 lokacione, te gjithsej 23 persona me qëllim të gjetjes dhe sigurimit të dëshmive materiale plotësuese të cilat rrjedhin nga vepra penale të kryera, kurse nga liria janë privuar 18 persona, kurse 3 persona janë në arrati.

Nga ana e SPB Shkup gjatë ditës së sotme do të parashtrohen kallëzime penale deri te PTHP Shkup për vepra penale të kryera “kontrabandë” sipas nenit 278, “fshehje të mallrave të cilat janë lëndë e kontrabandës ose mashtrimit doganor”, sipas nenit 278-b, “falsifikim i dokumentit zyrtar”, sipas nenit 378, “parandalim i provave”, sipas nenit 368, “keqpërdorim i të dhënave personale”, sipas nenit 149, “falsifikim i dokumentit zyrtar”sipas nenit 361 dhe “falsifikim kompjuterik” sipas nenit 379-a të Kodit Penal, kundër 21 personave të moshës nga 20 deri më 49 vjet, prej tyre pesë të punësuar si referent në Njësinë për Çështje Administrative -Shkup, eddhe atë D.S.(43), N.N.(42), V.I..(48), S.S.(37), А.L.T.(29), А.P.(20), Z.А.(38), S.А.(49),N.К.(26),P.М.(41), А.Ј.(38), М.I.(45), F.F.(31), Z.Т.(25), S.К.(39), S.К.(41), I.Ј.(30), М.А.К.(43), D.Т.(34), М.S.(35), I.V.(46), si dhe një subjekti juridik nga Koçana.

Nga ana e SPB Shkup gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në kuadër të hetimit kriminalistik të realizuar është vërtetuar se në harkun kohor 2020 deri më vitin 2022, të denoncuarit kanë kryer aktivitete kriminale, përkatësisht kanë kontrabanduar automjete luksoze ashtu që iu kanë ndërruar numrat identifikues të shasisë, pastaj kanë përgatitur dhe kanë siguruar dokumentacion të falsifikuar dhe të njëjtit i kanë futur përmes kufirit shtetëror me ose tabela origjinale ose të falisifikuara të huaja ose me tabela nacionale të Maqedonisë të lëshuara më herët. Ata, duke e anashkaluar kontrollin doganor i kanë transferuar si mall të padeklaruar, pa paraqitur procedurë për transport tranzit për të filluar procedurë doganore. Gjatë kësaj, duke shfrytëzuar dokumente të falsifikuara, si dhe dokumente origjinale të lëshuara më herët me tabela origjinale të regjistrimit të Maqedonisë të cilat më vonë me përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, përkatësisht me numër identifikues të falsifikuar, i kanë legalizuar automjetet si origjinale, me qëllim të stërshitjes së tyre përmes shitjeve fiktive si të shkatërruara dhe shitjes së tyre me shuma jo reale, me qëllim të arritjes në mënyrë të paligjshme deri te dobia materiale prej rreth 39.329.247 denarë, përkatësisht rreth gjysmë milion eurove. Në kuadrë të hetimit janë sekuestruar 14 automjete të pasagjerëve të cilat janë lëndë e hetimit në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Belgjikë, Luksemburg, Danimarkë, Gjermani, Suedi, Britani e Madhe dhe Bullgari, si dhe furostradë “lande rover” dhe një motoçikletë.

Ndryshe, sot në mëngjes me urdhër dhe në koordinim me Prokuror Publik nga PTHP Shkup janë kryer bastisje në shtëpi dhe në hapësira tjera në 23 objekte në rajonin e Shkupit, si dhe në Koçanë, Manastir, Resnjë, gjatë së cilave janë gjetur dhe sekuestruar një hekler ajri, marihuanë, një pistoletë, metarie në gjendje pluhuri, mbi 400 plumba kalibër 9mm, 12 plumba kalibër 7,64mm, plumba kalibër 7,65mm, plumba 7,62mm, plumba7.62 x39, 40 plumba për pistoletë gazi, dy pushka ajri, detektor metali, katër karikatorë me nga 25 plumba, një bombë dore, një pancir, thika, shenja të vjetra policore, senzor për alarmë, silenciatorë, kompjuterë dhe shumë më e madhe e të hollave në valuta të ndryshme, tetë marrëveshje për shitblerje, vula nga subjektë juridik dhe sende tjera, siç informoi Suzana Pranjiq Talevska nga MPB-ja.

Personat e arrestuar gjatë ditës së sotme do të paraqiten para Gjykatësit në procedurë paraprake.