Depoja gjigante e municionit të rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, shpërthimi ishte aq i madh sa që u krijua një top i madh i zjarrit në qiell

Shpërndaje

Një top i madh zjarri u ngrit në qiell në një qytet të pushtuar në Ukrainë, pasi forcat ukrainase arritën të shkatërrojnë një depo municioni të rusëve.

Videoja e filmuar nga ajri shfaq momentin kur depoja gjigante e municionit e ushtrisë ruse goditet me artileri nga ukrainasit, dhe nga shpërthimi i fuqishëm ngritet në qiell një top i madh zjarri, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë e lartë të sigurisë thonë se trupat ukrainase po përmbushin misionet e tyre – pra asgjësimin e makinerisë dhe municionit rus me qëllim që kundërofensiva të jetë më efektive.

Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje i Ukrainës, tha se ka vlerësime pozitive sa i përket kundërofensivës.

Pavarësisht se kundërofensiva është duke shkuar më ngadalë se që ishte pritur, në Kiev thonë se janë rrugës së mirë drejt arritjes së qëllimit – çlirimit të territoreve të pushtuara nga rusët. /Telegrafi/