Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), miratoi vendimin me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshojnë, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,189 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 39,864 den/kg.
Nga data 21.12.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 64,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 64,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,864 (denarë/kilogram)