Rama nxjerr fotot nga Bubqi: Nesër pret rikthimin e 122 familjeve që humbën çdo gjë nga tërmeti

Shpërndaje

Pas Kurbinit, nesër pritet të futen në shtëpitë e reja edhe banorët e Bubqit që u prekën nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Rama shkruan se Bubqi do të presë nesër rikthimin e 122 familjeve të cilat humbën gjithçka pas tërmetit.

“Ky fshati quhet Bubq dhe nesër pret rikthimin e 122 familjeve, të cilat humbën gjithçka prej tërmetit”, shkruan Rama.