Showbiz

Rikthehet pas 35 viteve “Treshi Përsheshi” – Junior (Foto)

Shpërndaje

Së shpejti pritet të rikthehen sërish në skenë “Treshi përsheshi”, kësaj here nga djemtë e humoristëve shqiptar Ibrahim Kajkova i njohur për rolin e personazhit fiktiv Leci, Rasim Thaçin, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili kanë kujtuar këtë përvjetor duke u veshur dhe u dukur si ata.

Përmes një postimi në Facebook, Artan Thaçi ka prezantuar disa foto në të cilat duken sikur legjendat e humorit kosovar.

Ata kanë nisur xhirimet e projekteve të reja, ku do t’iu sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”.

Në dhjetor të vitit 1986 ishte formuar “Treshi Përsheshi” nga Cima, Leci e Qumili, e pikërisht në këtë kohë, dhjetor 2021, është formuar “Treshi Përsheshi – Junior”.

“TRESHI PËRSHESHI Junior’s. Rreth 35 vite më parë në muajin dhjetor të vitit 1986 filloj së punuari Treshja e famshme. Pas 35 viteve DJEMT e legjendave së bashku. Tradita vazhdon…”, ka shkuar Artan Thaçi.

Projekti filmik shumë i shikuar në Kosovë “Treshi përsheshi”, ka mbushur 35 vjet që nga fillimi.