Të mërkurën dorëheqja e Zaevit dhe gjithë Qeverisë

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev të mërkurën do të parashtrojë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit në Kuvend. Në dorëheqje do të jetë edhe e gjithë qeveria, kurse deputetët nuk do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje.

Akti do të vijojë në të njëjtën ditë pas paraqitjes së fundvitit të presidentit Stevo Pendarovski.

“Këto ditë përfundojmë me konsultimet me partnerët e koalicionit. Ajo çfarë mund të them është se rrumbullakohen proces të rëndësishme dhe zgjidhje programore dhe kuadrovike, kështu që do të sjell vendim në fillim të javës së ardhshme dhe pasi ta sjell vendimin menjëherë do ta kumtojë edhe kur saktë do të formalizohet para Kuvendit”, tha Zaev.