Rrahet nxënësi nga arsimtari, i shurdhon veshin: “I kam marrë leje me shku me falë xhumanë edhe nuk m’ka lëshu” (Video)

Shpërndaje

Këto sheja të dhunës i ka nga dora e arsimtarit, ky i fundit e rrahu nxënësin Mentor Leku të hënën në orën e Matematikës që po zhvillohej në një paralele të klasës së gjashtë të shkollës fillore Migjeni në Baicë të Drenasit. 13 vjecari tregon arsyen se pse e goti arsimtari Izet Demiqi.

“Ditën e premte i kum marrë leje me shku me falë xhumanë edhe nuk mka lëshu dhe ditën e hënë, dje m’coj e m’pyeti e tani ma qiti dysh, unë dashta me shku te drejtori aj mkapi për krahu edhe tha rri në klasë, tani ma kishte qit dysh edhe njish tani edhe vërejtje në ditarë e tani edhe më ka rreh.” – thotë nxënësi. (citim në dialektin autentik)