Sela: Kovaçevski, Ahmeti dhe Alternativa janë të zhveshur nga legjitimiteti

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para mbajtjes së Kuvendit Qendror të partisë komentoi përbërjen e re qeveritare në krye me mandatarin e ri,. Sela thotë koalicioni Qeveritar mund të ketë të drejtën kushtetuese për formimin e qeverisë së re, por nuk ka legjitimitet.

“Partnerët brenda koalicionit janë të zhveshur totalisht të zhveshur nga çdo lloj legjitimiteti. Nuk mund të ketë legjitimitet Kovaçevski, për vetë faktin se ishte Zoran Zaevi që fitoi zgjedhjet me premtimet dhe programet që i bëri. Assesi nuk ka legjitimitet Ali Ahmeti dhe BDI-ja që zgjedhjet i fitoi në 2020 vetëm me një premtim, premtimi për kryeministrin shqiptar për katër vite, me promovim figure dhe improvizim mbledhjesh qeveritare. Nuk mund të ketë legjitimitet Alternativa sepse bashkë me Aleancën për Shqiptarët ka marrë mandat për të sjell ndryshim brenda për brenda shqoërisë shqiptare”, deklaroi Sela.