Shpërthim i fuqishëm në Lungomare të Vlorës, plagoset rëndë një person

Shpërndaje

Një 33-vjeçar i identifikuar si Indrit Sadetini ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi me eksploziv pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë pranë Lungomares.

Dyshimet e para të policisë janë se 33-vjeçari është bërë shënjestër e një atentati që ka ndodhur përpara në pallati.

I riu është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

******

Shpërthimi në Vlorë, eksplozivi plasi sapo 33-vjeçari hapi garazhin, 4 vite më parë i shpëtoi një atentati

Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me eksploziv që tronditi Vlorën pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije për ABC se shënjestra e atentatit, 33-vjeçari Indrit Sadetini me precedentë të mëparshëm penalë është futur në garazhin e tij në pallatin ku jeton, për të marrë automjetin dhe atë moment eksplozivi ka shpërthyer.

Sadetini i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2017 kur i kishin vënë eksploziv në makinë. Në atë kohë ai e pikasi lëndën shpërthyese dhe njoftoi policinë.

I riu është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. m.v/Abcnews.al