Shumë gabime në autostradën “Struma”, ku ndodhi fatkeqësia me autobusin e “Besa Trans”

Shpërndaje

Ekspertët e trafikut kanë konstatuar disa gabime në pjesën e rindërtuar të autostradës Struma në Bullgari, ku ndodhi fatkeqësia me autobusin e kompanisë “Besa Trans”.

Aksi është hapur për qarkullim javën e kaluar, por ekspertët nga Qendra Evropiane për Politikë të Transportit thonë se tabelat e reja rrugore, sinjalizimi i ri dhe rrethojat e zëvendësuara kanë cilësi të pakënaqshëm.

Për tabelat e vendosura gabimisht, thonë se ekziston mundësia e madhe që vozitësit të hutohen, gjegjësisht krijohet rrezik shtesë.

Qendra Evropiane i bëri thirrje Agjencisë bullgare të infrastrukturës rrugore që të rishqyrtojë kompetencën e punonjësve të saj, raportojnë mediat bullgare.