Telekomi i Kosovës nxjerrë në shitje 83 automjete
Operatori telefonik i Telekomit, Vala në një postim në “Facebook” ka bërë të ditur se Telekomi i Kosovës bazuar në procedurat standarde të prokurimit publik ka bërë ftesë për ofertë për shitje të 83 veturave të përdorura.“Një pjesë e veturave janë në gjendje të mirë dhe të përdorshme, ndërkaq pjesa më e madhe e tyre janë jashtë përdorimit”, thuhet në njoftim.Sipas njoftimit, veturat mund të shiten çdo ditë prej orës 10:00 deri 15:00, në Qendrën Tranzite Postare, Zona Industriale në Prishtinë.