UT: Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të studentes në Fakultetin Filozofik

Shpërndaje

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të studentes sonë Kybra Xhaferi. Kybra studionte në programin studimor të Sociologjisë në Fakultetin Filozofik.

Si një studente e angazhuar, me punën dhe edukatën e saj krijoi modelin e suksesit për brezin e saj dhe jo vetëm.

Kolegët dhe profesorët e Fakultetit Filozofik dhe të gjithë të punësuarit në Universitetin e Tetovës janë të tronditur nga largimi i saj i parakohshëm.

Në emër të Universitetit, i shprehim ngushëllimet familjes Xhaferi, kolegëve dhe miqve të saj.

U prehtë në paqe!

U.D. Rektori,

Prof. Dr. Reshat Qahili