Vajza shkon të hajë tek KFC por tronditet kur e gjen kokën e pulës brenda

Shpërndaje

Një kliente në Mbretërinë e Bashkuar iu neverit ushqimi pasi gjeti një kokë të plotë pule në kutinë e saj me krahë të nxehtë.

Vajza kishte shkuar në një dyqan KFC, por ngeli pa fjalë kur pa se çfarë kishte brenda koshit të saj. Ajo postoi foton tronditëse që tregon kokën e plotë me sy dhe një sqep, të mbështjellë në brumë krokant drejt e nga friteza.

Pasi porositi nga KFC Feltham në Twickenham, vajza e quajtur Gabrielle i la një rishikim me dy yje për restorantin. Aty shkruhej: “Kam gjetur një kokë pule të skuqur në vaktin tim me krahë të nxehtë”.