Vuçiq para kamerave e poshtëron dhe e shkarkon nga detyra drejtorin e Energjetikës (Video)
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka luajtur sot rolin e të fortit para kamerave ndërsa shihet duke poshtëruar ushtruesin e drejtorit të Energjetikës në Serbi, Milorad Grçiq gjatë një vizite në një fshat të Rashkës.
E gjthë kjo siç shihet në TV N1 në Beograd, vetëm se Grçiq nuk i ka treguar Vuçiqit për një zjarr të ndodhur në një bllok të termoelektranës, përcjell Klankosova.tv.
Vuçiq me tone kërcënuese siç dëgjohet në video, e pyet Grçiqin, ”pse nuk me ke njoftuar se ka pasur zjarr të vogël në B1?”.
Tutje gjatë këtij ballafaqimi që duket të ketë rrjedhë me tensione, Vuçiq i ka kërkuar Grçiqit që ta stabilizojë gjendjen me rrymë duke i dhënë afat deri në Vit të Ri.
Madje me këtë rast, ai para kamerave e ka pushuar nga puna ushtruesin e detyrës së EPS.
”Deri në Vit të Ri stabilizoje gjendjen, pastaj gjeje një punë tjetër”, i ka thënë Vuçiq, Grçiqit.
Vučić javno "preslišava" Grčića https://t.co/btKEgSCsLj pic.twitter.com/zqD1mw8y6b
— TV N1 Beograd (@N1infoBG) December 26, 2021