​Prindërit e Thaçit përfundojnë vizitën në Hagë (Video)

Shpërndaje

Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka pasur për vizitë të dy prindërit. Ky takim i munguar që prej nëntorit të vitit 2020 ka zgjatur rreth 6 orë.

Babai Haxhi Thaçi dhe nëna Hyrë kishin udhëtuar drejt Hagës aty ku po mbahen ish-krerët e UÇK prej gati dy vitesh.

Të dy prindërit janë parë të dalin nga dhomat e paraburgimit rreth orës 17:40.

Momenti kur pas pesë orësh, përfundon vizita e prindërve të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Momenti kur prindërit e ish-presidentit Thaçi shkojnë në Hagë për t’u takuar me djalin e tyre