Akt i shëmtuar! I vihet zjarri “Vilës së ujqërve në Strimnicë” (Foto)
Sot në orët e mesditës i është vënë zjarri vilës e ashtuquajtur nga vet organizatorët “Villa e Uçve Strimnicë” e cila gjendet në f.Strimnicë, Komuna e Zhelinës, njofton ALBAZONE MEDIA.
Deri me tani ende nuk dihet kush janë autorët që i kanë vënë zjarrin kësaj vile.
Kjo vilë edhe një herë tjetër ka qenë objekt sulmi i persona të pa ndërgjegjshëm ku i është thyer xhami i dritares.
“Villa e Uçve Strimnicë” ka qenë një ëndërr e gjatë e shumë personave, e në veçanti të gjuetarëve të f.Strimnicë ku me sakrificë dhe punë të madhe mbi dy vite, duke mbledhur para nga diaspora, qytetarë të shumtë, gjuetarë dhe shumë dashamirë të cilët më në fund kanë arritur që villa të ndërohet dhe ëndrra e tyre të bëhet realitet.
Vila ka qenë vendi ku shumë qytetarë janë rehatuar, janë bashkuar për muhabete, për përgatitje të shumë darkave dhe drekave, ka pasur edhe organizime të ndryshme muzikë me çifteli dhe shumë vizita të ndryshme.
Për fat të keq sot “Villa e Uçve Strimnicë” është djegur plotësisht, por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Nga fshatar të shumtë thonë se vila është djegur nga faktori njeri dhe nuk ka pasur ndonjë shkak tjetër.
Më poshtë janë disa fotografi nga djegia e vilës dhe si ka qenë më parë: