Aleanca për Shqiptarët e bën realitet shkollën në Vizbeg, hidhet gurrëthemeli

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së, Butel, Vullnet Selimi, ka reaguar në lidhje me shkollën e cila do të ndërtohet në Vizbegut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Selimi shkruan se kjo shkollë është premtuar çdo fushatë zgjedhore nga BDI.

Sipas tij banorët e Vizbegut tani e dinë se kush dëshiron që ti japë zgjidhje halleve të tyre dhe kush ka vetëm premtime para zgjedhjeve.

“Sot hidhet gurthemeli i shkollës së Vizbegut, për të cilën partia në pushtet BDI po e premton në çdo cikël zgjedhor.

Nuk e di me çfarë fytyre do të dalin dhe të fotografohen kur me vite i gënjyen banorët për atë shkollë, ua kërkuan votat për atë shkollë dhe në fund është dikush tjetër që e bën atë realitet. Mbështetja e opozitës shqiptare (ASH-AA) për kandidatin aktual të komunës së Butelit ka pasur kushte dhe sigurisht që kjo vërtetohet me vepra konkrete. Banorët e Vizbegut tani e kanë të qartë se kush e ka dertin e zgjidhjes së halleve të tyre e kush e ka dertin e votave që i viziton dhe ju premton atyre vëç para zgjedhjeve.”, shkruan ai.