Arben Taravari priti hendbollisten me famë evropiane, Belma Beba

Shpërndaje

Kreu i Komunës së Gostivarit sot në zyrën e tij ka pritur hendbollisten me famë evropiane, Belma Beba.

Në postimin e tij, Taravari shkruan:

I nderuar të mirëpres Belma Bebën, hendbollisten nga Gostivari me famë evropiane. Hapat e parë i filloi në Gostivar, për të luajtur në moshën 18-vjeçare në kampionatin botëror me kombëtaren e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më pas vazhdoi në Republikën e Kosovës ku nga Federata e Hendbollit të Kosovës shpallet dy herë lojtarja më e mirë e shtetit.

Tani e disa vite, Belma Beba po na përfaqëson në klubet evropiane “Jomi Salerno” e qytetit të Salernos në Itali dhe për momentin në “Wurm Mitte” të Bundesligës.

Suksese kampione 🥇