ASH: Kritika në adresë të Qeverisë për keqmenaxhim të situatës me COVID-19

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët, ka adresuar kritika në adresë të Qeverisë për keqmenaxhim të situatës me COVID-19. Nga kjo parti propozjnë zgjidhje që siç thonë, të evitohet mundësia që vendi të hyjë në valën e pestë të koronavirusit.

Aleanca për Shqiptarët, në një konferencë me gazetarët, ka shpalosur platformën e saj për zgjidhje të situatës me Covid19 në vend.

Reafimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

Bota vitin 2021 e mbylli me rreth 30 milionë raste aktive me virusin korona, 5.5 milionë të vdekur, 254 milionë të shëruar dhe me 9 miliardë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 apo 58.3% e popullatës. Vlen të theksohet se vetëm 8.5% e popullatës në shtetet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë, gjë që ka minuar barazinë dhe ka krijuar kushte ideale për shfaqjen e variantit omikron. Për sa kohë që pabarazia vazhdon, ekziston një rrezik më i madh i paraqitjes të mutacioneve që nuk do mund të kontrollohen e as të parandalohen, pra nëse nuk e ndalojmë pabarazinë, nuk do të mundemi ta ndalojmë as pandeminë. Viti 2021 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira edhe për banorët e Maqedonisë së Veriut. Pandemia me virusin korona SARS-CoV2 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar, me të gjitha pasojat e mundshme. Sipas të dhënave statistikore, deri më datën 31 dhjetor 2021, në Maqedoni janë regjistruar rreth 225 mijë të sëmurë nga COVID-19, 8000 të vdekur dhe diku rreth 5300 raste aktive, ndërsa të vaksinuar janë vetëm 39% e popullatës me një dozë dhe vetëm 1.38% me të dy dozat. Të gjitha këto të dhëna e rreshtuan Maqedoninë e Veriut në grupin e shteteve më të rrezikuara në nivel botëror edhe atë në vendin e pestë në Evropë dhe në vendin e gjashtë në botë për numrin e të vdekurve në një milion banorë.

Element pozitiv i vitit 2021 në shëndetësi janë punëtorët shëndetësor të cilët treguan angazhim profesional dhe sakrificë maksimale. Аndaj, e shfrytëzoj rastin që në emrin e Aleancës për Shqiptarët t’ju falenderohemi dhe t’ju përgëzojmë për gjithçka që keni bërë. Ju jeni heronjtë e dekadës!

Shkaqet: keqmenaxhimi i pandemisë, infrastruktura e vjetruar dhe politikat katastrofale kadrovike.

Propozimzgjidhje për vitin 2022:

-Monitorim i situatës epidemiologjike dhe evitim i futjes të shtetit në valën e pestë;

-Kampanjë për vaksinimin e popullatës duke angazhuar ekspertë të fushës, përfaqësues të shoqatave antivaksere dhe përfaqësues të bashkësive fetare dhe

-Formimin e qendrave postcovid.

Ju faleminderit!